Mister vrasja e babait shqiptar në Zyrih, arrestohet vajza e tij 18-vjeçare
Një ngjarje e rëndë ndodhi në Zyrih në një familje shqiptare ku një 47-vjeçar">47-vjeçar shqiptar mbeti i vdekur pas një zënke në familje.

Burimet bëjnë me dije se autoritetet zvicerane kanë arrestuar të bijën e tij 18-vjeçare">18-vjeçare, pasi që ajo akuzohet se vrau të atin me iniciale M.B.

Sipas mediave zvicerane, bëhet fjalë për një 47-vjeçar">47-vjeçar, i lindur në Kosovë dhe që është marrë me biznes të veturave për 20 vjet.

“Janë njerëz shumë të mirë. Djali po studion dhe e ka kompaninë e tij”, – ka thënë një punonjës për familjen në fjalë.

Lidhur me ngjarjen, pas arrestimit të së bijës, hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të vrasjes së 47-vjeçarit me origjinë shqiptare. /albeu.com/
Shtuar më 25/09/2020, ora 22:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori