Mister vdekja e shqiptarit në Itali, gjendet në sheshpushimin e pallatit
Mediat italiane kanë raportuar për një ngjarje të rëndë, ku një 48 vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në sheshpushimin e pallatit. Ende mbetet mister vdekja e tij, ndërsa dy janë pistat ku po hetohen, ajo e vrasjes dhe vetëvrasjes.

Ky rast ka ndodhur në rrugën Pantera të lagjes San Fruttuoso në Genova, ku shqiptari u gjet i pajetë në sheshpushimin e pallatit, pas rrëzimit nga lartësia.

Nga ana tjetër, policia thotë se ka dyshime se shqiptarin edhe mund ta kenë shtyrë qëllimisht. Pallati nga i cili u rrëzua shqiptari e gjeti vdekjen ishte ne ndërtim, ku po bëheshin ende punime dhe po hetohet për sherre të mundshme mes punëtorësh në katin e gjashtë dhe të shtatë. /albeu.com/
Shtuar më 28/10/2016, ora 09:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori