Misioni i KS nuk do të ndikojë në qëndrimin e Uashingtonit ndaj Kosovës
Albeu.com
Analisti amerikan Xhon Halsman dyshon se misioni i Këshllit të Sigurimit që do të vizitojë Kosovën, do të ndikojë në qëndrimin e Uashingtonit, cili pak a shumë është plotësisht i qartë.Halsman përkujton se Kosova është një nga çështjet e rralla rreth së cilës ekziston pajtueshmëri e plotë të administratës amerikane dhe të Kongresit. Administrata e Bushit dëshiron që ta heqë nga lista e krizave Kosovën, thotë Halsman, madje edhe nëse rusët vëjnë veto në Këshillin e Sigurimit. "Nëse rusët në KS vëjnë veto, e kjo është gjithnjë e më dukshme, SHBA-të thjesht do ta njohin pavarësinë e mbikqyrur të Kosovës, të paraparë me planin e Ahtisarit", thotë ky analist amerikan dhe redaktor i revistës "Neshën interest ( National Interest), transmeton BBC. Sipas tij, ky është një skenar i keq, por për ekipin e Bushit ekziston edhe një më i keq - shtyrja e zgjidhjes. Shtëpia e Bardhë po nxiton që problemin e Kosovës t'ia lërë BE-së, duke marrë parasysh preokupimin amerikan me probleme shumë më të rënda dhe më të rëndësishme. Duke folur për lobimin serb në Kongresin amerikan, Halsman i porosit serbët se "beteja është e humbur", por megjithatë ai thotë se "ia vlen të luftosh". Por, megjithatë ai përkujton se serbët kurrë nuk kanë qenë të suksesshëm në përfaqësimin e interesave të tyre në Uashington, por sipas tij, as Uashingtoni kurrë nuk ka qenë i prirur t'i dëgjojë.
Shtuar më 17/04/2007, ora 14:54
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori