Misioni EULEX në Kosovë mund të shtyhet në vjeshtë
Albeu.com
Sipas disa zyrtarëve në Bruksel mësohet se misioni EULEX mund të shtyhet deri në vjeshtë. Kjo cështje u diskutua sot në Bruksel në të cilën ministrat e Bashkimit Europian nuk morën asnjë vendim.Misioni i EULEX në Kosovë mund të shtyhet për disa muaj. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia e lajmeve ANSA e cila ka thënë se ministrat e Bashkimit Europian në Bruksel nuk kanë marrë asnjë vendim për misionin e EULEX në Kosovë. Agjencia e lajmeve ANSA citon burime zyrtare në Bruksel të cilët thanë se misioni i EULEX në Kosovë mund të shtyhet në vjeshtë.
Ministrat e Bashkimit Evropian diskutuan sot në Bruksel çështjet që kanë të bëjnë me sistemimin e misionit EULEX në Kosovë. Misioni i BE-së në Kosovë, EULEX po përballet me sfidat si në terren në Kosovë ashtu edhe në planin ndërkombëtar, gjë që po shkakton sistemim më të ngadalësuar nga ai që parashikohej.
Shtuar më 27/05/2008, ora 04:05
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori