Mision faktmbledhës në Kosovë
Albeu.com
Një mision i Këshillit të Sigurimit pritet që të vizitojë Prishtinën dhe Beogradin deri në fund të muajit prill. Një përfaqësuese e Britanisë së Madhe në OKB- Karen Pearce, i tha se misioni ende nuk është përcaktuar por, sipas saj, ai do të ketë rolin faktmbledhës dhe nuk do të ndikojë në propozimet e zotit Ahtisaari.KS ka diskutuar dy ditë më parë për misionin të cilin e ka kërkuar Rusia, që sipas saj do të rishikonte zbatimin e Rezolutës 1244.

Ambasadorët e KS ndërkaq kanë thënë se të gjithë kryeadministratorët ndërkombëtarë në Kosovë kanë vlerësuar punën në disa vite të fundit në Kosovë dhe misioni që do të duhej të vizitonte Beogradin dhe Prishtinën do të njihej më për së afërmi me gjendjen aktuale në rajon.

Por ndërkohë, përfaqësuesit e Britanisë së Madhe dhe të SHBA-së kanë shprehur përkrahjen e tyre për propozimin e të dërguarit të posacëm të OKB-së për Kosovën dhe njëkohësisht kanë theksuar se pavarësia e mbikëqyrur është zgjidhja më praktike për Kosovën.

I dërguari i posaçëm amerikan për statusin e Kosovës, Frank Wisner, në një konferencë me gazetarë të huaj në Nju-Jork ka shprehur besimin e tij se ka ardhur koha që si bashkësi ndërkombëtare të bëhet një punë e drejt dhe që 90 për qind të qytetarëve që, siç ka thënë, kanë vuajtur gjatë dhe që kanë aspiruar për pavarësinë e tyre, t'u jepet rasti që të dëshmojnë se janë të aftë që ta bëjnë dhe të krijojnë një shtet shumëkombësh.

Zoti Wisner ka thënë se SHBA-ja beson në pavarësinë e Kosovës dhe gjithashtu beson se propozimet e zotit Ahtisaari ofrojnë kornizën më të mirë për ta funksionalizuar këtë pavarësi. start
Shtuar më 05/04/2007, ora 14:01
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori