Mirditë, vidhen zyrat e komunës Kaçinar
Një sasi parash dhe disa dokumenta janë grabitur në zyrat e komunës Kaçinar në rrethin e Mirditës. Mësohet se hajdutët kanë hyrë nga dritarja e njërës prej zyrave dhe më pas kanë shkuar tek finananca.


Burime nga vendi i ngjarjes kanë bërë të ditur se, është hapur kasaforta dhe ende nuk dihet se sa lekë mund të jenë vjedhur. Ngjarja ka ndodhur gjatë ditëve të fundjavës dhe vetëm mëngjesin e sotëm është konstatuar, kur kanë shkuar punonjësit në zyrë. /albeu.com/
Shtuar më 17/02/2014, ora 10:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori