Mirditë, vëllai vret vëllanë
UPDATE - Policia e Lezhës ka arrestuar Lekë Tucin, pasi akuzohet për vrasjen e vëllait të tij. Ai është vënë në pranga ndërsa po përpiqej të largohej.
Pritet që i arrestuari të merret në pyetje për të treguar për rrethanat e ngjarjes së rëndë, që ndodhi ditën e sotme në fshatin Fan të Mirditës.

14:01 - Krimi në familje vazhdon të shtohet çdo ditë e më shumë. Këtë herë është Mirdita ajo e cila është tronditur një ngjarje e rëndë. Vëllai ka vrarë me armë zjarri vëllanë, në komunën Fan të Mirditës, në shtëpinë e tyre.

Viktima, Agustin Tuçi të jetë vrarë nga vëllai Lekë Tuçi, i cili mendohet se është me të meta mendore.

Forcat e policisë kanë shkuar për të negociuar me autorin, i cili ndodhet i armatosur në shtëpi…/albeu.com/
Shtuar më 16/08/2011, ora 15:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori