E lumtur që janë ndarë, e dashura e Seldit thyen heshtjen për Mimoza Shkodrën (FOTO LAJM)

Pak ditë më parë, Seldi Qalliu zbuloi se ishte në një lidhje dashurie me modelen e quajtur Cindy.

Të ftuar në ‘Ftesë në 5’, dyshja tregoi se janë njohur në ditën e të dashuruarëve në një koncert të Seldit në Itali.

Këngëtari tregoi se ndryshe nga çdo njeri tjetër, Cindy kishte parë tek ai jo faktin e të qenurit artist, por gjithçka tjetër.

Së fundmi çifti ka qenë i ftuar në “Why Not” me Roza Latin, ku nuk kanë munguar situatat epike të krijuara në program.

E pyetur se çfarë mendon Cindy për Mimoza Shkodrën, përgjigja ka qenë e menjëhershme dhe i ka surprizuar të gjithë.

“Mimoza Shkodra mendoj se është këngëtare shumë e mirë, shumë. Edhe më bëhet qefi që është ndarë se tani Seldi është me mua”- thotë Sindi.

Me siguri modelja nuk shqetësohet aspak për të shkuarën e Seldit apo lidhjet e tij të dashurisë dhe këtë e kanë treguar dhe përgjigjet mjaft spontane të saj.


Shtuar 21.09.2020 07:57