Miratohet me 97 vota marrëveshja e 5 qershorit
Deputeti Murrizi ka treguar se Kuvendi miratoi me 97 vota pro marrëveshjen e 5 qershorit për Reformën Zgjedhore.

Kjo marrëveshje u përfshi në rend dite nga konferenca e kryetarëve pas dakordësisë që kryeministri Rama arriti me opozitën parlamentare.

“E vetmja deklaratë e sinqertë këtu ishte se keni shtypur butonin për Lulin. Shyqyr që 74 deputetë nga ju, 23 nga krahu tjetër i kanë dhënë 97 vota pro marrëveshjes së 5 qershorit. Kodi zgjedhor është një kod që i hyn në punë shqiptarëve.

5 qershori i hynë në punë vetëm politikanëve. Kodi Zgjedhor dhe 5 qershori janë larg njëri-tjetrit. 5 qershori është noterizim i 21 prillit të vitit 2008.

Ta gëzoni, ia ndërroni edhe datën për mua, mirë do ishte ta quani marrëveshja e 1 qerrshorit sepse ngjani me ata që kanë festën në këtë datë. Halli i 5 qershorit tuaj nuk ka të bëjë me kodin dhe as me zgjedhjet. Arsyeja e vërtetë është Reforma në Drejtësi. 5 qershori është alibi që disa shenjtanë nga ju”, tha Murrizi.
Shtuar më 23/07/2020, ora 14:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori