Miratohet ligji që mbikqyr të dënuarit elektronikisht
Arkiv
Të dënuarit që kanë përfituar liri me kusht apo që janë në masë sigurie arrest shtëpie do të pajisën me paisje elektronike që të mbikqyren për lëvizjet e tyre.

Ky është ligji më i fundit që është miratuar nga qeveria shqiptare ditën e sotme. Ata që do të përfitojnë të parët nga ky ligj sipas Ministrisë së Drejtësisë janë rreth 300 persona nga Tirana, të cilëve do tu vendoset në dorë apo në këmbë pajisje elektronike dhe do të mbikëqyren nëpërmjet sallës operative.

Ndërkohë sipas Minsitrisë së Drejtësisë ligji i mbikëqyrjes elektronike për të dënuarit alternativë do të rrisë jo vetëm sigurinë në komunitet, por do të shkurtojë shpenzimet e buxhetit të shtetit. "Kategoritë që përfitojnë janë qoftë personat që kanë masë sigurie të ndryshme nga arresti me burg qoftë personat me dënime alternative që do t`u aplikohet ky sistem. Sipas ministrisë këto lloj masash do të aplikohen me shume tek të rinjtë, tek të miturit pasi shpesh herë trajtimi në sistemin penitenciar nuk është mënyra me e duhur për t`i edukuar këta njerëz.

Por si do të survejohen të akuzuarit e të dënuarit e drejtësisë. Sipas ligjit të hartuar nga Ministria e Drejtësisë, "është një pajisje e cila vendoset në trupin e personit e cila është sa një orë dore, është diçka që mund të mbahet lehtësisht ose në dorë ose në këmbë, në të cilën koordinatat që jep pajisja në çdo kohë do të veprojnë me një hartë e cila ka të gjithë sistemin administrativ të Shqipërisë”.

Kjo gjë ul kohën e aplikimit dhe e dyta është se ka një favor shumë të madh pasi punonjësit e sallës operative do të shikojnë nëpër ekrane vendndodhjen e pajisjes dhe në momentin që personi do të dalë jashtë zonës së lejuar. /albeu.com/
Shtuar më 02/11/2011, ora 16:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori