Miratohet ligji per " Konfliktin e interesave"
Pëlqej
Albeu.com
Votimi per kete ligj u be shkas per debate te shumta, nderkohe qe opozita edhe pse e pranishme ne salle nuk mori pjese ne votim.Eshte miratuar sot ne parlament me 60 vota pro dhe 7 kundra ligji per konfliktin e interesave. Votimi per kete ligj u be shkas per debate te shumta, nderkohe qe opozita edhe pse e pranishme ne salle nuk mori pjese ne votim. Gjate seances, deputeti i PD-se, Ridvan Bode ka akuzuar ministren e integrimit, Ermelinda Meksi per konflikt interesi gjate periudhes kur drejtonte bordin e Fondit Shqiptar te Zhvillimit si dhe per perfitim te fondeve kur ajo ishte ne krye te nje organizate joqeveritare. Nderkaq deputeti i LSI-se Spartak Braho kerkoi qe Inspektoriati i Larte per Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive te beje te njohur zyrtaret qe kane konflikt me ligjin si dhe zbatimin e menjehershem te tij. Debatet e shumta ne sallen e parlamentit detyruan kryetarin e komisionit te ligjeve, Elmaz Sherifin te deklaroje se gjate debatit ka vene re premisa per ekstremizem. News 24
Shtuar më 07/04/2005, ora 21:37
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori