Miratohet heqja e vizave per Shqiperine e Bosnjen, vendimi ne shtator
Albeu.com
Kolegji i Komisionerëve miratoi pa diskutime rekomandimin për liberalizimin e vizave me Shqipërinë dhe Bosnjen. Ky rekomandim është pozitiv por i kushtëzuar me përmbushjen e kritereve të mbetura nga të dy vendet e prapambetura të rajonit për këtë proces.Për heqjen e regjimit të vizave, Shqipërisë i kërkohet strategji për riintegrimin e të riatdhesuarëve, zbatim efikas i kuadrit ligjor për luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, e po kështu zbatim efikas të ligjit të ri për konfiskimin e aseteve kriminale. Rekomandimi i Komisionit u miratua sipas "procedurës së shkruar" dhe hyn në fuqi të enjten në orën 12:00 ku pritet të këtë dhe një konferencë për shtyp. Heqja e vizave për qytetarët shqiptare tashmë duket se është e afërt. Ndërkaq çështja e vizave do të jetë edhe në axhendën e ministrave të brendshëm të BE-së takimi i të cilëve do të zhvillohet në datat 3-4 qershor . Kështu lëvizja pa viza e qytetarëve shqiptarë në zonën Shengen tashmë ka nevojë për votën e Parlamentit Europian dhe për miratimin e këshillit të ministrave. Burime pranë qeverisë konfirmojnë se pritshmëria më e madhe për vendimin përfundimtar për heqjen e vizave pritet të vijë në vjeshtë, kjo edhe për shkak të axhendës së Brukselit.
Shtuar më 26/05/2010, ora 17:09
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori