Miratohet fondi, ja rritja e pagave në polici dhe ushtri
Paga minimale për punonjësit e Policisë së Shtetit shkon 39000 mijë lekë. Në rritjen e fundit të pagave punonjësit me gradën inspektor bëhet 42500 mijë lekë, për gradën kryeinspektor paga shkon 47500 lekë, për nënkomisar 57000 lekë, për komisar 63000 mijë lekë dhe për kryekomisar 84000 mijë lekë.


Ndryshimet prekin edhe gradat e larta, konkretisht drejtuesit do marrin pagën 95500, drejtuesi i parë ka pagën 99000, zv.drejtori i përgjithshëm 110000 dhe drejtori i përgjithshëm do të ketë pagën 119500, shkruan në numrin e saj të sotëm gazet Shekulli.



Vendimi për rritjen e pagave parashikon edhe shtesë mbi rrogën për natyrën e veçantë të punës. Shtesa më e madhe përfitohet për secilën gradë, kur efekti kryen funksionin në forcat speciale, te RENEA,njësia antieksploziv, njësia e negociatorëve, njësia lëvizëse territoriale për kufirin dhe migracionin. Për secilën gradë në këto funksione shtohet mbi pagën 40000 lekë.

Ndërkaq, rritje mbi pagën në masën e 30000 lekëve bëhet për funksionet në drejtorinë e mbrojtjes së dëshmitarëve dhe gjithë njësitë në varësi të saj. Shtesë page në masën 6500 lekë kanë të gjitha gradat, kur mbajtësit e tyre punojnë me hetimin e krimeve, në strukturat kundër krimit të organizuar, oficerët e Policisë. Rritja e pagave në ushtri Pagën më të lartë do ta marrin oficerët me gradën Gjeneral Lejtnant (Admiral), që kanë mbi 26 vite shërbimi, në masën e 151 mijë e 500 lekë në muaj. Më pas vijnë oficerët me gradën Gjeneral-Major (Nënadmiral), me 145 mijë lekë në muaj për shërbime nëushtri mbi 26 vjet dhe 142390 lekë në muaj për shërbime mbi 24 vjet. Kështu me radhë, pagat pësojnë rritje për Gjeneral Brigade, në varësi të viteve të shërbimit, nga 112 mijë lekë në muaj në 114 mijë, në oficerët me gradë Kolonel (kapiten i parë) dhe Nënkolonel (kapiten i dytë), me paga jo më të larta se 96 mijë lekë në muaj dhe 77 mijë e 100 lekë.

Rritja e pagave prek edhe ushtarakët nënoficerë, si komandat kapterët, kapterët, rreshterët, tetarë dhe nëntetarët, me paga mujore që nisin nga 30 mijë e 450 lekë në 54 mijë e 600 lekë, për shërbime në ushtri mbi 26 vjet. Për ushtarët profesionistë, paga më e lartë shkon në 35 mijë e 280 lekë në muaj, për vite shërbimi mbi 6 vjet (ushtar dhe detar, profesionist II), dhe deri në 29 mijë e 100 lekë për profesionistët I, me mbi 2 vjet shërbimi në ushtri.



Kategoritë

Shtesa për pozicione

Kategoria I-a

Shtesa 129.000 lekë/muaj

Kategoria I-b

shtesa 118.000 lekë/muaj

Kategoria II-a

Shtesa 107.800 lekë/muaj

Kategoria II-b

Shtesa 91.700 lekë/ muaj

Kategoria III-a

Shtesa 74.400 lekë/muaj

Kategoria III-a/1

shtesa, 65.200 lekë/muaj

Kategoria III-b

shtesa, 57.000 lekë/muaj

Kategoria IV-a

shtesa, 45.800 lekë/muaj

Kategoria IV-b

shtesa, 35.500 lekë/muaj

Kategoria IV-c



shtesa , 27.500 lekë/muaj



Rritja e pagave

- Paga minimale dhe maksimale

rriten me 5 %

- Paga minimale ishte 21 mijë

lekë, bëhet 22. 26 mijë lekë

- Paga mesatare ishte 51.3

mijë lekë, bëhet 54. 37 mijë

lekë paga për mësuesit rritet

me 4 %

- Paga mesatare në arsimin

e mesëm ishte 59.4 mijë lekë,

bëhet 62. 9 mijë lekë

- Paga mesatare në arsimin

9-vjeçar ishte 56.7 mijë lekë,

bëhet 60. 1 mijë lekë

- Paga për mjekët rritet me

5 %

- Paga mesatare e mjekut

ishte 55.7 mijë lekë, bëhet

58. 1 mijë lekë

- Paga mesatare e infermierëve

në spitale ishte 36.7 mijë



lekë, bëhet 38. 9mijë lekë



Rritja e pensioneve

Ishte

Pensioni minimal në qytet

13712 lekë

Pensioni maksimal në qytet

23623 lekë

Pensioni i plotë të fshatit

8731 lekë

Pensioni maksimal të fshatit

11762 lekë

Bëhet

Pensioni minimal në qytet

14397 lekë

Pensioni maksimal në qytet

24567 lekë

Pensioni i plotë të fshatit

9167.5 lekë

Pensioni maksimal të fshatit
12232, 5 lekë
Shtuar më 11/10/2013, ora 13:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori