Makina bie në kanal në Berat, shoferi ishte i dehur

Një makinë ka rënë në kanal gjatë natës në Uznovë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30 të mëngjesit të sotëm.

Drejtuesi i automjetit,tip ‘Volkswagen Passat’ me targa BR 2395 B, ka qënë në gjendje të dehur kur ka humbur kontrrollin e mjetit dhe pasi është përplasur me bordurën anësore të urës së Uznovës, ka përfunduar brenda në kanalin me ujë.

Ai është nxjerrë nga automjeti brenda kanali nga banorët e zonës ,të cilët e kanë transportuar në spital për mjekim. Drejtuesi i mjetit,P.Xh, 31-vjeç, banues në Berat, pasi ka marrë mjekimin në spitalin e Beratit, i është nënshtruar testit të alkololit nga efektivë të policisë rrugore, nga ku ka rezultuar i dehur dhe është arrestuar për veprën penale “Drejtim mjeti në gjendje të parrrgullt”,parashikuar nga Neni 291 i Kodit Penal.

Nga testi i alkolit ka rezultuar se 31-vjeçari kishte marrë alkol në masën 0.70 ml.


Shtuar 9.01.2020 13:16