Miratohet buxheti i Bashkise me 31 vota "pro" e 2 "kunder", per Tiranen, kete vit 9.3 miliarde leke
Pëlqej
Albeu.com
TIRANE - Keshilli Bashkiak miraton buxhetin e vitit 2005. Me 31 vota pro dhe 2 kunder, ky buxhet kaloi pa sherre mes partive politike. 9.3 miliarde leke jane te gjitha parate qe do i shkojne qytetit te Tiranes per kete vit.TIRANE - Keshilli Bashkiak miraton buxhetin e vitit 2005. Me 31 vota pro dhe 2 kunder, ky buxhet kaloi pa sherre mes partive politike. 9.3 miliarde leke jane te gjitha parate qe do i shkojne qytetit te Tiranes per kete vit. Investimi ne infrastrukturen rrugore, investimi ne arsimin parauniversitar, shtimi i siperfaqeve te gjelbera, transporti e sinjalistika dhe ofrimi i sherbimeve sociale ne ndihme te grupeve ne nevoje, jane perparesite e Bashkise. Te ardhurat e institucionit perbehen nga te ardhurat e buxhetit te shtetit me 3.04 miliarde leke, si dhe te ardhurat e veta qe zene peshen kryesore me 6.2 miliarde leke. Ne krahasim me vitin qe shkoi, kete vit jane parashikuar shtesa fondesh ne infrastrukturen rrugore. 10 per qind fonde me shume jane per mirembajtjen e rrugeve, mirembajtjen e siperfaqeve te gjelbera dhe per ndricimin rrugor. Me shtimin e takses se pastrimit, jane shtuar dhe fondet per pastrimin e qytetit, me 23 per qind. Me kete rritje fondesh, si dhe me permiresimin e kontratave me firmat fituese, do te rritet cilesia e pastrimit per Tiranen. Nderkaq, edhe 15 per qind te fondeve i jane shtuar infrastruktures rrugore. Arsimi eshte nje nder perparesite e Bashkise per kete vit, kjo e kerkuar edhe nga qytetaret, mes nje pyetesori te realizuar ne muajin janar. Pervec 8 shkollave e 10 kopshteve qe jane ne vazhdim, do te rikonstruktohen edhe 5 shkolla e 4 kopshte te tjera. Po keshtu, do te sistemohen ambientet e jashtme dhe sistemi i ngrohjes ne 8 shkolla dhe 10 kopshte, ndersa 12 te tjera do te pajisen me orendi. Nderkaq, nje rendesi te vecante per te arritur standardet europiane te siperfaqeve te gjelbera prej 7 metra katror per njeri, bashkia kete vit do te nise fazen e pare te ndertimit te Parkut Qendror te Tiranes, qe do te lidhe Parkun Rinia me ate te Namazgjase. Ne vijim te kesaj, ne Tirane, per 2005-n, do te mbillen 1000 peme te reja, si dhe rivitalizimi i Parkut Kombetar.
Shtuar më 22/03/2005, ora 20:33
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori