Miratohet Akti Normativ për lejimin e hyrjes në territorin shqiptar të Forcave Ushtarake amerikane
Albeu.com
Me konsensus të plotë dhe pa asnjë votë kundër si të partive të djathta ashtu edhe atyre të majta, Kuvendi miratoi gjatë seancës plenare me 87 vota pro, aktin normativ për lejimin e hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë të disa njësive të Forcave Ushtarake të SHBA-së.Me konsensus të plotë dhe pa asnjë votë kundër si të partive të djathta ashtu edhe atyre të majta, Kuvendi miratoi gjatë seancës plenare me 87 vota pro, aktin normativ për lejimin e hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë të disa njësive të Forcave Ushtarake të SHBA-së, në kuadër të operacionit të masave të sigurisë për vizitën e Presidentit amerikan Xhorxh Ë. Bush në Shqipëri.

Në kuadër të këtij operacioni, Shqipëria do të vërë në dispozicion hapësirën tokësore, detare dhe ajrore, përfshirë portet dhe aeroportet, si dhe do të krijojë lehtësirat e nevojshme për kryerjen e këtij operacioni. Sipas këtij akti normativ, ndaj çdo lloj kërcënimi apo rreziku, që mund të cënojë masat e sigurisë së vizitës, këto forca mund të përdorin edhe forcën në përputhje me intensitetin e rrezikut apo të kërcënimit.

Sipas këtij akti normativ, Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme, Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacioneve, Ministria e Financave, SHISH dhe institucionet e tjera shtetërore e strukturat në vartësi të tyre, duhet të ofrojnë bashkëpunimin e kërkuar, sipas objektit të veprimtarisë që kryejnë, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Akti normativ parashikon lejimin e hyrjes, të qëndrimit dhe lëvizjes në territorin e Republikës së Shqipërisë të njësive të forcave ushtarake të SHBA-së, së bashku me mjete ushtarake, për pjesëmarrjen në operacionin e përbashkët për masat e sigurisë para dhe gjatë vizitës së Presidentit të SHBA-së në Shqipëri. start
Shtuar më 31/05/2007, ora 16:03
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori