Pak minuta para fillimit të protestës, RENEA blindon shtëpinë e Ramës në Surrel

Edhe pak orë na ndajnë nga protesta e thirrur nga Aleanca për mbrojtjen e Teatrit, teksa forcat RENEA dhe anti-terror po vendosen në gadishmëri.

Mësohet se një grup i posaçëm, është vendosur në Surrel te shtëpia e kryeministrit Edi Rama dhe qëndron e rrethuar prej orësh nga forca të Gardës së Republikës dhe efektivë të Policisë.

Protesta do të fillojë në orën 16:30 dhe pritet t’i bashkohet dhe opozita. Kujtojmë se në protestën e zhvilluar ditën e djeshme, është ushtruar dhe dhunë nga ana e forcave të policisë teksa pati dhe arrestime.

Gjithashtu shumë artistë të cilët kundërshtuan shembjen e Teatrit, u shoqëruan për orë me radhë në komisariat./albeu.com


Shtuar 18.05.2020 13:49