Miratohen ndryshimet në ligjin e pronave
Të gjithë pronarët të cilët kërkojnë të drejtat e tyre për pronat do të kenë mundësi që kërkesat e tyre të vazhdojnë të shqyrtohen deri në fund të prillit 2013. Ndryshimet në projektligj u miratuan në komisionin e ekonomisë dhe Financave.

Përfaqësuesja e ministrisë së drejtësisë Elona Syla shpjegoi se tashmë do të krijohet një hartë unike e vlerës së tokës ndërsa shtyrja e afatit u bë për shkaknumrit të lartë të aplikimeve.

Opozita nga ana tjetër e kundërshtoi këtë shtyrje të afatit si të pamjaftueshme.

Ndërkohë që ky komision kaloi edhe projektligjin për arsimin parauniversitar por ngritën shqetësimin e një kostoje më të lartë. /albeu.com/
Shtuar më 23/04/2012, ora 15:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori