Miratimi i ligjit për Gjykatën e Lartë, rruga për gjyqësor të pavarur
Ministri i drejtësisë Eduard Halimi kërkoi sot votimin e ligjit të Gjykatës së Lartë ndërsa ka akuzuar edhe opozitën se ka sulmuar sistemin gjyqësor. Gjatë nënshkrimit të Memorandumit mbi administrimin dhe menaxhimin e aktiviteteve të Bazës së të Dhënave të Ligjeve për të Drejtat e Njeriut, ministri Halimi theksoi se transparenca në sistem rrit përgjegjshmërinë.

“Ne kemi digxhitalizuar sistemet, i kemi bërë transparente në gjithë procesin gjyqësor, të bindur se transparenca rrit përgjegjshmërinë, rrit monitorimin dhe ndërshkon devijantët. Por ka një moment që është më i rëndësishmi që ne duhet të bëjmë akoma më shumë, momenti i marrjes së vendimit. Qytetarëve i intereson që vendimi final të jetë ai , i drejti, i duhuri, i pranueshmi. Shumë shpejt çdo gjyqtar i këtij vendi, çdo avokat, student, do të ketë në një portal të gjitha vendimet e kësaj gjykate, për çështje që shqetësojnë Shqipërinë por dhe Ballkanin Perëndimor, të gjitha në gjuhën shqipe, të gjitha në format elektronik” thekson Halimi.

Ministri Halimi u shpreh gjithashtu se rruga e duhur për përmirësimin e sistemit gjyqësor janë miratimi i ligjeve për Gjykatën e Lartë, që prodhon shmangien e devijimeve të avokatëve. /albeu.com/
Shtuar më 24/05/2013, ora 12:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori