Shqiptarët konsiderohen si "miq" nga shtetasit amerikanë. Sipas një sondazhi të bërë publik së fundmi, Shqipëria listohet në grupin e
shteteve që amerikanët i konsiderojnë “miqësorë” dhe miq.
Sipas të dhënave të ofruara nga sondazhi për Shqipërinë, 5% e amerikanëve mendojnë për
shqiptarët si
armiq, 11% si jomiqësor, 32% kanë mendimin se
shqiptarët janë miqësorë, rreth 3% i konsiderojnë aleatë
shqiptarët, ndërsa përqindja e tyre që nuk janë të sigurt, përbën shumicën.
48% e amerikanëve, pra rreth gjysma e tyre nuk janë të sigurt se në çfarë statusi t’i kategorizojnë
shqiptarët: miq apo
armiq.
Sa u përket gjykimeve për rajonin, për Serbinë, dilema "miq apo jo miqësorë" ka qenë më e madhe, duke qenë se përqindjet e tyre janë të përafërta;
shqiptarët e Kosovës konsiderohen miq, megjithatë edhe për ta, përqindja e personave jo të sigurt është e lartë.
Bosnjë-Hercegovina sërish konsiderohen miqësorë, Kroacia po ashtu.
Në rastin e Maqedonisë dhe Malit të Zi, përqindja e amerikanëve të pasigurt për statusin që i japin popullsive të këtyre dy
shteteve, kalon gjysmën e të anketuarve, 60%.
Sipas të dhënave të tjera, shtetet e konsideruara ‘armike” janë Koreja e Veriut, Irani dhe Siria. Ndërsa shtetet me 0 % si
armiq janë Madagaskari, Australia dhe Paraguaji.
Faqja YouGov i ka kërkuar 7.150 të rriturve që jetojnë në Shtetet e Bashkuara pyetjen:
“A i konsideroni vendet e listuara më poshtë si miq apo
armiq të
Shteteve të Bashkuara?”. /Monitor.al/
Shtuar më 17/01/2018,
ora 16:14