Ish-presidenti Alfred Moisiu, ne nje reagim per mosdekretimin e Sander Lleshit, nga ana e Presidentit Meta, ka treguar dy rastet kur ai ne postin e kreut te shtetit eshte gjendur ne situate te ngjashme.
Në një lidhje direkte me studion e “Open” në Top Channel teksa u pyet nga gazetarja Eni Vasili lidhur me mosdekretimin e gjeneralit Sandër
Lleshi, Moisiu tha nder te tjera “Me aq sa di nuk ruan asnjë ndalesë për të dekretuar gjeneralin
Lleshi si ministër të Brendshëm. Nëse ka
diçka të veçantë Meta nuk e di çtë
them.”
Çfarë do bënit në vend të Metës?
“Para se të
them se ç’do bëja do
them se ç’kam kam bërë unë në
këto raste.
Unë kam pasur dy
raste edhe me kryeministrin Nano dhe Berishën.
Por me të dy i kam zgjidhur pasi kemi komunikuar dhe i kemi shtruar gjërat. Për mua problemet u ezauruan.
Me Nanon pata vërejtje për dy nga ministrat nisur nga problematikat e kohës, sigurisht kryeministri tha kritikat e veta.
Me kryeministrin Berisha pata vërejtje bazë të promocionit që kisha.
Bërisha më tha pse duhet të ishte dakord të vazhdonte me këtë qeveri.
I thashe kryeministrit që pretendimet e mia
këto janë dhe ju e keni përgjegjësinë politike.
Patëm bisedë, i konsumuam gjërat që asgjë mos mbetej në errësirë. Jam dakord me Topin që tha se kushetuta thotë që presidenti duhet të shqyrtojë brenda 7 ditëve.”
Po për rastin konkret?
“Me aq sa di nuk ruan asnjë ndalesë për të dekretuar gjeneralin
Lleshi si ministër të Brendshëm.
Nëse ka
diçka të veçantë Meta nuk e di çtë
them.”
Nëse ka
diçka duhet bërë publike?
“Ne jemi një republikë parlamentare, as presdienciale as gjysëm presidenciale.
Mirëpo në
këto raste duhet që kryetari i shtetit të shuajë krizat.
Përjashtoj
raste të veçanta. Mendoj që detyra e kryetarit të shtetit është si baba i kombit pavarësisht nga mosha. Sepse në politikë ndodhin
këto gjëra.”
Shtuar më 06/11/2018,
ora 15:13