Zbulohen tre raste me koronavirus në Korçë

Konfirmohen 3 raste me koronavirus në Korçë.

Abc News raporton se 3 personat u paraqitën në spital fillimisht me temperaturë dhe kollë.

Bëhet fjalë për dy meshkuj dhe një grua 33 vjeçare.

Mjekët dyshuan fillimisht duke u marrë analizat, të cilat rezultuan pozitive me koronavirus.

Menjëherë ata janë nisur drejt spitalit Infektiv të QSUT-së me tre autoambulanca të ndryshme.

Pritet që gjatë ditës së sotme Ministria e Shëndetësisë të japë detaje të tjera mbi rastet në fjalë, ndërsa Korça i shtohet hartës së qyteteve te prekura nga koronavirusi.


Shtuar 21.03.2020 23:51