Minuta e fundit: Shkarkohet Prokurori Sollaku
Pëlqej
Albeu.com
Ora 18:55 Pas debatesh prej disa oresh pozite-opozite, Kuvendi ka miratuar me 77 vota pro, 37 kunder dhe 3 abstenim, Raportin e komisionit hetimor per shkarkimin e kryeprokurorit Theodhori Sollaku.Ora 18:55 Kur votimi per shkarkimin e Sollakut kishte percaktuar gjithcka dhe kur kuvendi e kishte mbyllur kete pike te rendit te dites, Kryeministri Berisha i ka kushtuar me pak se 5 minuta kohe kesaj ceshtje duke u shprehur i keqardhur per qendrimin e opozites dhe ku nuk eshte degjuar te perseritet oferta per te qene opozita ajo te emrin e ri te prokurorit. Duke analizuar fjalen e prokurorit te pergjithshem, kryeministri tha se ne fakt Theodhori Sollaku ka ngritur nje aktakuze per opoziten qe sipas tij u ka dhene mbrotje politike bandave kriminale.

"Nuk mund te mos shpreh dhimbjen time me te thelle per pozicionin e vajtueshem qe kemi patur sot. Nuk jam ketu per te mohuar se ka patur arritje ne luften kunder krimit, as per faktin se puna e prokurorise nuk ka vend per te permiresuar. Jam ketu per te thene se arritjen ne luften kunder krimit jane nje fenomen politik. Ato burojne nga rotacioni qe nderpret mbeshtetjen politike per individe dhe grupe te caktuara”, tha Berisha gjate fjales se tij ne Kuvend.

Ora 17:53 Kuvendi miraton
Pas debatesh prej disa oresh pozite-opozite, Kuvendi ka miratuar me 77 vota pro, 37 kunder dhe 3 abstenim, Raportin e komisionit hetimor per shkarkimin e kryeprokurorit Theodhori Sollaku. “Cuam deri ne fund betejen e nisur dhe arritem te ndahemi nga nje fatkeqesi kombetare”. Keshtu e ka konsideruar mazhoranca raportin e komisionit hetimor per kryeprokurorin, ndersa per opoziten ngritja e komisionit hetimor nisi si nje veper antikushtetuese dhe perfundoi si dhunim i kushtetutes

Pas debateve pritet votimi per shkarkimin e Sollakut

Ora 14: 45-Pas debateve pozite-opozite prej rreth disa oresh mbi raportin e Komisionit “Sollaku2”, do te kalohet ne votimin e ketij te fundi. Opozita ka deklaruar se do te qendroje deri ne fund te seances dhe se do te votoje kunder nismes se mazhorances per shkarkimin e Prokurorit te Pergjithshem. Mbi 50 deputete kane folur ne podiumin e Parlamentit ku kane dhene mendimin e tyre mbi raportin e miratuar ne Komisionin parlamentar mbi punen e kryeprokurorit Sollaku.

Ceshtja Sollaku, hapet debati ne Kuvend. Opozita: Nisma e te djathteve anti-kushtetuese

Ora 13: 40-Vazhdon debati ne Kuvend per raportin e Komisionit hetimor “Sollaku2”. Para votimit per shkarkimin ose jo te kryeprokurorit Sollaku te kerkuar nepermjet raportit te komisionit hetimor, ligjvenesit kane vazhduar debatet lidhur me kete nisme te mazhorances. Ndersa deputete te djathte si Edi Paloka, Ferdinant Xhaferri, Genc Pollo, Gazmend Oketa kerkuan nga Kuvendi shkarkimin e Sollakut dhe vendosjen e nje prokurori te ri, deputete te majte e kane vleresuar nismen e se majtes anti-kushetuese.
”Ne nuk ngritem asnje akuze personale per personin. Kerkuam nje prokuror per qytetaret. Te zgjedhim nje prokuror te ri, nje prokuror per qytetaret”, ka thene Xhaferri ne debatin per raportin e Komisionit “Sollaku2”.
Kurse kreu i LSI, Ilir Meta theksoi ne fjalen e tij se Komisioni u shnderrua ne nje gjykate speciale. “Ne jemi te hapur per reformimin e prokurorise, te hapur per nje afat per mandatin e kryeprokurorit, por pocedurat per kete shkarkim jane nje blitz, puc ndaj institucioneve te pavarura”, tha Meta duke shtuar se me kete nisme Berisha kerkon te uzurpoje Prokurorine.
Deputeti socialist Ylli Bufi tha ne fjalen e tij se shkarkimi i Sollakut lidhet me interesa te vecanta te shumices.

Nishani: Prokuroria nuk veproi në arrestimin e kriminelëve

"Prokuroria e Përgjithshme ka shkelur rëndë ligjin, duke mos vepruar në arrestimin e shtetasve shqiptarë, që kanë kryer krime të rënda, brenda apo jashtë vendit". Keshtu deklaroi sot në Kuvend, Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani gjatë debatit parlamentar lidhur për shkarkimin e kryeprokurorit Theodhori Sollaku. Ministri Nishani iu përgjigj deklarimeve të sotme nga ana e kreut të organit të akuzës. Ky i fundit reagoi ndaj akuzave të maxhorancës, të paraqitura në raportin e komisionit hetimor, për mungesën e vullnetit nga ana e Prokurorisë në ekstradimin e shtetasve shqiptarë që kanë kryer krime në vende të tjera dhe që strehohen në Shqipëri apo anasjelltas.

Ora 12: 00. “Ngritja e Komisionit 2 per mua dhe procedurat e ndjekura prej tij perbejne dhunim te kushtetutes dhe te parimeve te se drejtes se vendit”. Keshtu ka deklaruar sot para ligjvenesve Kryeprokurori Theodhori Sollaku ku ka mbajtur fjalen e tij lidhur me raportin e Komisionit parlamentar hetimor ndaj tij. “Kam ardhur ketu te cmontoj ato te paverteta qe u lexuan ndaj meje ne raportin e mazhorances. Ne ato qe u lexuan ne ate raport nuk ka asgje te perbashket me te verteten. E kam per detyrim te cmontoj keto te paverteta per te mbrojtur nderin dhe dinjitetin e punes se prokuroreve ne detyre”, tha Sollaku.
Prokurori i Pergjithshem lidhur me komisionin e fundit hetimor shprehet se tashme gjithcka eshte e paravendosur, duke kujtuar keshtu Komisionin e pare ku Kuvendi votoi pro, nderkohe qe gjithcka u hodh poshte nga Presidenti.
Ai kujtoi dhe komisionin e pare ndaj tij, duke theksuar se nuk pati asnje ndryshim nga hetimi i dyte. Madje theksoi sesa i drejte ishte vendimi qe ish-Presidenti Alfred Moisiu mori ndaj raportit te komisionit 1. ”Komisioni numer 2 shqyrtoi ceshtje qe ekskluzivisht merret organi i akuzes duke i veshur vetes keshtu atribute te nje gjykate te paligjshme. Komisioni 2 shqyrtoi te njejta fakte si komisioni 1 duke cenuar parimin kushtetues dhe te se drejtes per mosgjykimin e te njejtes ceshtje. Komisioni shperfillimi vendimin e Kushtetueses se mjetet e kontrollit parlamentar te prokurorise nuk mund te perdoren asnjehere per te shqyrtuar vendimet e prokuroreve. Komisioni dhunoi parimin e pavaresise se institucioneve kushtetuese.
Ne raportin e komisionit te dyte prentendohet se eshte ndryshuar objekti dhe shkaqet, por ne fakt eshte i njejte me ato te komisionit te pare hetimor. Ne raportin e Komisionit numer 2, eshte i njejti thelb dhe i njejti perfundim” cilesoi Kryeprokurori Sollaku.
Procesi per shkarkimin e tij sipas Sollakut “perben devijimim te rrezikshem te parimeve te drejtesise, per pavaresine e gjyqesorit dhe institucioneve te tjera te pavarura qe po shkel kjo farse kushtetuese qe e meriton te quhet grusht shteti”.

Ora 10: 45 Megjithe kundershtimin e opozites, kuvendi miratoi rendin e dites, pika e katert e se ciles eshte “Paraqitja dhe votimi i raportit te Komisionit Hetimor Parlamentar per shqyrtimin e kerkeses se nje grupi deputetesh”. Pas miratimit kreu i komisionit hetimor parlamentar per kryeprokurorin Ferdinand Xhaferri filloi prezantimin e raportit per shkarkimin e kryeprokurorit. Nderkaq vete kreu i akuzes i ka drejtuar nje leter Kuvendit, permes se ciles kerkon te degjohet ne seancen e sotme. Permbajtja e letres u be e ditur nga kryeparlamentarja Topalli, e cila theksoi se Parlamenti do te pranoje te degjoje fjalen e kryeprokurorit, si e drejta e tij kushtetuese per ta komentuar raportin hetimor te e hartuar per te.

Sollaku 2” ne Kuvend. Leskaj: Seanca e sotme nje "farse". Nuk pranojme shkelje te ligjit

Ora 10: 30-Sot kur pritet votimi per raportin e Komisonit Hetimor “Sollaku 2” per Prokurorin e Pergjithshem Theodhori Sollaku ne Parlament, PS ka kerkuar ndryshimin e kalendarit te rendit te dites ne Kuvend. Kryetarja e Grupit Parlamentar te PS, Valentina Leskaj u shpreh ne emer te PS se socialistet nuk do te pranojne shkelje te ligjit e kushtetutes. “Ju keni vendosur te mbaroni brenda nje dite, leximin, shqyrtimin e votimin e nje raporti te ashtuquajtur “Komisioni Sollaku 2”. Ne nuk pajtohemi me kete shkelje te Kushtetutes, nuk pranojme as leximin e ketij raporti”, tha Leskaj. Ajo shtoi se opozita do te jete e pranishme gjate gjithe seances duke e cilesuar ate thjesht nje “farse”. Kunder diskutimit per raportin e komisionit hetimor per shkarkimin e Sollakut jane shprehur edhe kreret e grupeve te tjera parlamentare opozitare. Kreu i deputeteve te LSI, Pellumb Xhufi kerkoi qe kjo ceshtje te hiqet nga rendi i dites ne menyre qe t’i jepet kohe deputeteve te opozites te njihen me raportin per Sollakun.
Nga ana tjeter kreu i social demokrateve Skender Gjinushi e konsideroi shkelje flagrante ngritjen e komisionit hetimor parlamentar per kryeprokurorin. Ai e quajti kete komision antikushtetues, ndersa kerkoi serish kohe qe deputetet te njihen me raportin.


Ora 10:20 Deputetet socialiste do te votojne kunder raportit te komisionit hetimor parlamentar sipas te cilit kryeprokurori ka kryer shkelje te rende te ligjit dhe si pasoje duhet shkarkuar. Vendimi eshte marre sot ne mbledhjen e grupit parlamentar te PS, te zhvilluar ne ambjentet e Kuvendit. Deputetet socialiste vendosen te mosbojkotojne seancen e sotme te Kuvendit, ku do te diskutohet per shkarkimin e Sollakut, sikunder bene me mbledhjet e komisionit hetimor per punen e tij.
Kryetarja e grupit parlamentar socialist Valentina Leskaj e cilesoi seancen e sotme te kuvendit nje farse, ndersa theksoi se futja ne rendin e dites e diskutimit te raportit per kryeprokurorin eshte antikushtetuese.


Ora 8:10 Parlamenti diskuton sot kerkesen per shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku dhe pritet te perfshihet nga debate te ashpra. Mazhoranca paraqet raportin sipas te cilit kryeprokurori ka kryer shkelje te rende te ligjit dhe duhet shkarkuar. Nga ana tjeter opozita kerkon qe mazhoranca te prese vendimin e Gjykates Kushtetuese per kerkesen e kryeprokurorit qe e cileson antikushtetuese ngritjen e ketij komisioni, por duket se kjo nuk do te ndodhe pasi parlamenti tashme ka perfshire ne axhenden e tij kete ceshtje. Pika e katert e rendit te dites per seancen e neserme eshte pikerisht “Paraqitja dhe votimi i raportit të Komisionit Hetimor Parlamentar për shqyrtimin e kërkesës së një grupi deputetësh për nisjen e procedurës së shkarkimit nga detyra të Prokurorit të Përgjithshëm”. Por ende pa u shkarkuar kryeprokurori Sollaku kane nisur te qarkullojne ne qarqet politike emrat e pare per pasardhesin e tij, gje qe duket se do te hape nje tjeter debat te nxehte ne politiken shqiptare. news24
Shtuar më 06/11/2007, ora 00:09
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori