Minuta e fundit: Qeveria e Kosoves jep doreheqje te parevokueshme
Albeu.com
Vetem para pak castesh, burime te sigurta nga Prishtina informuan se Kryeministri Ceku dhe qeveria e tij kane dhene doreheqje te parevokueshme. Rreth arsyes se doreheqjes akoma nuk ka asnje sqarim por thuhet se brenda 1 ore do te mbahet konference per shtyp ne godinen e Qeverise se Kosoves ku do te jipen sqarime.Albeu.com do te jete ne ndjekje te ngjarjeve dhe do botoje informacionet e fundit rreth kesaj ngjarjeje.


Shenim:
Vetem 5 minuta pas publikimit te lajmit filluan e-mailet e lexuesve tane te cilet kishin per qellim te informoheshin me ngjarjet e fundit rreth doreheqjes se Qeverise se Kosoves. Mbi 50 emaile erdhen ne redaksine tone per vetem gjysme ore. Lajmi se ky lajm ishte shaka e 1 Prillit do te behej ne oret e vona te nates por bllokim i web sajtit tone nga fluksi i vizitoreve dhe mundesia qe ky lajm te kete pasoja negative, na detyruan qe kete ta bejme me heret, pra vetem 50 minuta pas publikimt te lajmit.


Shpresojme qe te hasim ne mirekuptim te te gjithe vizitoreve.
Albeu.com
Shtuar më 01/04/2007, ora 18:09
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori