Minus 12 gradë temperaturat, epoka e akullit mbërrin në Shqipëri
Pëlqej
Reshjet e shiut dhe dëborës janë rikthyer ndjeshëm këto dy ditët e fundit, por do të përfundojnë sot në mbrëmje.

Por edhe pse reshjet do të pushojnë temperaturat do të jenë shumë të ulta sa do të arrijnë vlerat -12 gradë celcius, shkruan Metoalb.

Parashikimi i plotë:

MOTI NE VIJIM: mbetet me vranësira dhe reshje shiu e dëborë në zonat malore deri vonë në mbrëmje kur pritet kthjellim gradual i motit në Veri dhe Qendër por zonat Jugore-Juglindore pritet të kthjellohen pas mesnatës.

Dita e enjte do të jetë e kthjellët por E FTOHTE ndërsa sërisht E PREMTJA sjell vranësira në pjesën më të madhe të vendit dhe reshje shiu e dëbore në Veri-Verilindje dhe pjesërisht në zonat Qendrore.

TABLOJA TERMIKE: sot paraqet vlera të larta deri vonë në mbrëmje kur FILLON rënia e temperaturave duke kulmuar mëngjesin e së enjtes deri në -5 apo -6°C në zonat malore si edhe zbresin në vlerat 0 – 3°C në zonat bregdetare dhe të ulëta.

Edhe mesdita e së enjtes vijon me rënie të temperaturave duke bërë që maksimumet të zbresin në 11 – 12°C por deri në 3°C në zonat Juglindore.

Dita e premte sjell rritje me 3 – 4°C të temperaturave në vend por sërisht një pjesë e zonave malore mbeten gjatë orëve të natës dhe mëngjeseve rreth vlerës 0°C ndërsa mesdita pritet të shënojë maksimalisht 14°C në Jugperëndim të Shqipërisë.

Ditën e sotme do te jete me reshje, që do të jenë mesatare deri intensive në shumicën e qarqeve, ben me dije IGJEUM. Reshjet mund të shoqërohen edhe me shtrëngata, më të mundshme në terrenet malore. /albeu.com/


Shtuar më 17/01/2018, ora 15:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori