Minoriteti maqedonas: Qeveria shkeli të drejtat tona
Pëlqej
Minoriteti maqedonas në Shqipëri është shprehur kundër ndarjes së re territoriale-administrative të miratuar në Kuvendin e Shqipërisë.

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Aleanca Maqedonase për Integrim, Vasil Sterjovski tha se qeveria ka shkrlur hapur të drejtat e minoritetit maqedonas dhe veproi në mënyrë ta padrejtë.

Sipas Sterjovskit, refroma shërben për asimilimin e minoritetit maqedonas në Shqipëri.


"Minoriteti tashmë do të presë vendimin e Presidentit në lidhje me reformën territoriale dhe me pas do ti drejtohen gjykatës Kushtetuese, ndërsa përgjatë kësaj kohe nuk përjashtohen protestat", ka shtuar politikani lokal i minoritetit maqedonas. /albeu.com/

Shtuar më 03/08/2014, ora 14:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori