Ministrja tha se këngëtarët të nisin punë në ndërtim, Elton Deda: Po e mendoj seriozisht

"Po mendoj seriozisht për ketë sugjerim tuajin. Te falënderoj nga zemra..."

Ministrja e Financave, Anila Denaj ka deklaruar ditën e sotme se punëtorët e fushave të ndryshme duhet të tregohen fleksibël gjatë kësaj periudhe dhe të punojnë në sektorin e ndërtimit.

Këtë deklaratë, ministrja Denaj e ka bërë gjatë një interviste në AbcNeës me gazetarin Enkel Demi.

Ky i fundit e ka pyetur për ankesën e këngëtarëve, të cilët gjatë kësaj periudhe kanë mbetur papunë, por ministrja është shprehur se puna në ndërtim vlen për të gjithë, edhe për këngëtarët.

"Kjo situatë mund të sjellë rimodelimin e fuqisë punëtore. Nëse ai punonjës punonte në hoteleri-turizëm, tani mund të punojë në ndërtim.

Sepse fondet e rindërtimit janë të paprekura. Fleksibiliteti për të ndryshuar punën duhet të jetë i lartë. Edhe këngëtarët që përmendët ju duhet të mendojnë në këtë drejtim.

Qarkullimi në këto sektorë do të jetë më i ulët dhe do të ketë një rialokim", është përgjigjur Denaj.

Por pas kësaj deklarate ka reaguar këngëtari i njohur, Elton Deda, i cili me ironi e ka falënderuar ministren për sugjerimin e saj për të punuar në sektorin e ndërtimit, tashme që muzika nuk ofron mundësi.

"Zonja Ministre. Po mendoj seriozisht për ketë sugjerim tuajin. Te falënderoj nga zemra. Kel Demi kam nevoje te vërtetosh ketë gjë, nëse është fals apo i vërtete", shkruan Elton Deda.

Shtuar më 14/05/2020, ora 16:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori