Ministrja për Dialog e
Kosovës, Edita
Tahiri është takuar me Presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani me të cilin biseduan për zhvillimet e fundit në të dyja shtetet si dhe rritjen e
bashkëpunimit në kuadër të angazhimeve të përbashkëta për integrimet euroatlantike.
Në këtë takim që u zhvillua në Stamboll me rastin e pjesëmarrjes në Samitin ekonomik euroaziatik,
ministrja Edita
Tahiri vlerësoi lartë mbështetjen e Shqipërisë për forcimin e shtetit të
Kosovës, rritjen e njohjeve si dhe përshpejtimin e integrimit të
Kosovës në strukturat euroatlantike.
Ajo theksoi se Shqipëria është krah i fuqishëm për
Kosovën në rrugëtimin shtetëror dhe kombëtar, ndërkaq theksoi rëndësinë e thellimit të
bashkëpunimit për të përballuar sfidat e reja të sigurisë për
Kosovën, Shqipërinë por edhe gjithë rajonin.
Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani theksoi se Shqipëria i gëzohet progresit që po bënë Qeveria e
Kosovës për të zhvilluar shtetin në planin e brendshëm dhe të jashtëm, në të mirën e gjithë qytetarëve.
“Përparimet e
Kosovës drejt integrimit evropian, nënshkrimi i Marrëveshjes Stabilizim Asocim janë tregues që Kosova është në rrugën e drejt. Shqipëria mbështet fuqishëm perspektivën euroatlantike të
Kosovës dhe ne do jemi në një bashkëpunim dhe bashkërendim të veprimtarisë tonë së bashku për realizimin e këtij qëllimi madhor” tha presidenti Nishani.
Gjatë këtij takimi u rikonformua rëndësia e bashkëpunimeve në fushat konkrete në të mirën e të dyja shteteve dhe kombit shqiptar në përgjithësi.
Gjatë qëndrimit në Stamboll,
ministrja Edita
Tahiri zhvilloi edhe një varg takimesh me qeveritar dhe politikan nga vende të ndryshme. Ajo u takua me Natiq Aliyev, Ministër i Energjisë së Azerbajxhanit, me ish-ministrin e Mbrojtjes së Austrisë, Ëerner Fasslabend, ish zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, Jusuf Kalamperovic, me deputetin e Parlamentit të Turqisë, Selahattin Minsolmaz, me një delegacion nga India të përfaqësuar nga Këshilli Ekonomik i Bizneseve, me Aziz Sahin, President i Këshillit Evropian të
Bashkëpunimit të Bizneseve të Turqisë dhe i Iniciativës për Binjakëzimin e Qyteteve, etj.
Takimi me ish-ministrin e Mbrojtjes së Austrisë, Werner Fasslabend, ishte i veçantë për faktin se ai ka qenë Ministër i mbrojtjes së Austrisë në periudhën dhjetë vjeçare të çlirimit të
Kosovës , ku biseda u përqendrua në evokim kujtimesh të
bashkëpunimit nga ajo kohë, ndërsa
ministrja Tahiri e falënderoi atë dhe Austrinë për gjithë mbështetjen për
Kosovën, duke përmendur edhe faktin se Austria kontribuoi edhe me aplikimin për kodin telefonik shtetëror për
Kosovën pranë ITU-së dhe se Kosova ka tashmë kodin e vet telefonik./Albeu.com/
Shtuar më 08/04/2017,
ora 18:54