Ministrja Kumbaro: Shteti i paaftë për të shpërblyer artistët
Për ministren Kumbaro, shteti ka qënë i paaftë të shpërblente siç duhej artistët. Kjo deklaratë e drejtëpërdrejtë vjen teksa ka marrë pjesë në homazhet për ndarjen nga jeta të aktorit Met Bega.

“Është një humbje e madhe për skenën, por edhe humbja e një vlere për artin dhe publikun.

Është ndër emrat që ngelen në skenën shqiptare si një monument. Ai ishte pjesë e një brezi aktorësh dhe artistësh, të cilët pjesën më të madhe të punëve të tyre e kanë bërë jo me vlerën e duhur që u takonte.

Shteti shqiptar u tregua i paaftë për ti shpërblyer këta artistë, bashkë me tranzicionin. Po mundohemi të zbatojmë rregulla të reja sot, edhe sa i takon të drejtës së autorit”, tha Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro. /albeu.com/

Shtuar më 22/04/2015, ora 12:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori