Ministrja Kodheli viziton batalionin e Forcave Speciale në Zall-Herr (FOTO-LAJM)

Ministria e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, shoqëruar nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Jeronim Bazo, bëri një vizitë në Komandën e Forcave Speciale në Zall-Herr.

Dy drejtuesit e lartë të FA-se, konsumuan së bashku me efektivin dhe drekën në mensën e repartit. Ministria e Mbrojtjes në buxhetin e vitit 2014 ka planifikuar edhe mbështetjen e nevojshme financiare për të gjithë kategoritë që përfitojnë ushqim. Autoritetet dhe specialistët përkatës të Ministrisë së Mbrojtjes kanë specifikuar kategoritë e ushtarakëve që përfitojnë në vijimësi ushqim të gatuar në njësi apo reparte.

Aktualisht në FA trajtohen me ushqim të gjithë ushtarakët që kryejnë stërvitje të ndryshme si individuale, stërvitje shtabi, komplekse etj. Po kështu në njësitë dhe repartet ku është infrastruktura e ngritur përfitojnë ushqim të gjithë efektivat që kryejnë shërbime për ruajtje dhe gatishmërinë e njësive dhe reparteve ushtarake. /albeu.com/
Shtuar më 18/04/2014, ora 17:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori