Ministrja Kodheli dekoron atasheun ushtarak italian në Tiranë
Pëlqej
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, në një ceremoni të organizuar sot paradite në Ministrinë e Mbrojtjes ka dekoruar atasheun ushtarak italian në Tiranë, gjeneral brigade Vitto Dell’ Ederi, i cili përfundoi misionin e tij në këtë detyrë.

Ministrja Kodheli i ka dorëzuar ushtarakut të lartë italian Medaljen me motivacionin për kontributin e dhënë në punën si atashe ushtarak në Shqipëri për forcimin e marrëdhenieve bilaterale në fushën e mbrojtjes midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Italisë.

Me këtë rast, ministrja Kodheli vlerësoi punën dhe kontributin e gjeneral bigade Dell’ Ederi në rritjen dhe forcimin e nivelit të bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë në fushën e mbrojtjes, si dhe falënderoi për mbështetjen e gjithanshme që FA të Italisë kanë dhënë për FA të Shqipërisë.

Ajo i uroi gjeneralit Dell’ Ederi suksese të mëtejshme në karrierën ushtarake. “Dëshiroj që karriera juaj të vijojë me detyra të rëndësishme në FA të Italisë, por edhe në misione dhe angazhime ndërkombëtare. Ju do të jeni gjithmonë i mirëpritur në Shqipëri, jo vetëm si ushtarak, por edhe si një mik i mirë”, – është shprehur në përfundim të ceremonisë ministrja e Mbrojtjes Kodheli.

Nga ana e tij, gjeneral brigade Vitto Dell’ Ederi, ka falënderuar ministren e Mbrojtjes Kodheli për vlerësimin që i bëri punës dhe kontributit të tij si atashe ushtarak në Tiranë, duke shprehur njëkohësisht konsideratën e lartë për bashkëpunimin e mirë që ka pasur gjatë gjithë kohës si atashe ushtarak në Shipëri me Ministrinë e Mbrojtjes, Shtabin e Përgjithshëm dhe FA Shqiptare.
Shtuar më 12/08/2014, ora 16:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori