Ministrja jep detajet se si do të kryhet riatdhesimi i shqiptarëve, kur dhe ku do të strehohen
Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka sqaruar se si do të kryhet procesi i riatdhesimit nëpërmjet avionëve të Air Albania.

Sipas saj, të gjithë ata që duan të kthehen do të stresohen kundrejt një pagese të arsyeshme për 14 ditë në disa hotele në Durrës, të cilët do t’i përzgjedhin vetë ata.

Fjala e Ballukut:

Air Albania do të nisë fluturimet nga disa destinacione evropiane. Për të plotësuar kushtet e karantinimit, Ministria e Turizmit ka arritur marrëveshje me disa struktura hoteliere në Durrës.

E gjithë paketa ku përfshihet transporti ajror dhe akomodimi do të mund të aplikohet online me pagesa të arsyeshme.

Me mbërritjen në aeroportin e Rinasit, mjekët do të kryejnë

Qëndrimi në karantinë do të zgjasë për 14 ditë dhe vetëm më pas do të ktheheni në shtëpitë tuaja sigurisht duke zbatuar të gjitha rregullat.

Fluturimet e Air Albania mund të përdoren për të udhëtuar nga Tirana drejt Italisë për qytetarët shqiptarë apo italianë. Edhe në këtë rast, ju bëjmë me dije se duhet të respektoni rregullat e shtetit italian.

Sistemi elektronik do të jetë në dispozicion nga dita e enjte.

Qeveria shqiptare është e angazhuar për të realizuar me sukses riatdhesimin.



Shtuar më 14/04/2020, ora 19:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori