Ministrja e re e Arsimit për protestën e studentëve: Si u prit në Ministri
Ministrja e re e Arsimit, Besa Shahini ka deklaruar në News24 se si u prit protesta e studentëve.

“Ne ishim të shqetësuar që studentët nuk ishin në mësim. U përpoqëm të gjenim mënyra për të komunikuar me studentët për të gjetur prroblemin. Universitetet janë autonome, protesta u zhvilluan shumë shpejt.

Një të mërkurë ata erdhen para ministrisë ku kërkuan zgjidhjen e problemeve”, u shpreh Shahini, ndërsa shtoi se kërkesën për kreditet vendosën ta hiqnim menjëherë.

Ndërsa e pyetur se si e mori lajmin për t’u bërë ministre, Shahini u shpreh: “Ky është një vendim ekzekutiv i Arsimit. Kur kam marrë rolin e zv. ministres, nuk ishte diçka e paimagjinueshme. Për këtë përgatitesh kur merr detyrën e zv. ministres. Jam e vetëdijshme për sfdën e madhe por e njoh ekipin aty. Jemi duke fuqizuar ekipin. Do shfrytëzojnë këtë moment për të çuar përpara idetë më të mira për arsimin”. /albeu.com/
Shtuar më 19/01/2019, ora 17:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori