Drogë me mbishkrimin “Milka”, arrestohet 47-vjeçari shqiptar në Itali (FOTO)

Agjentët e skuadrës së lëvizshme të komisariatit të Bolzanos arrestuan një shtetas shqiptar 47-vjeçar në banesën e të cilit u gjetën tre blloqe hashash në total 269 gram.

Sipër pakot ishin me logon e çokollatës “Milka”.

Shqiptari i ishte nënshtruar më parë një kontrolli në zonën Don Boisco. Më pas policia ndërhyri nëv shtëpinë e tij pas raportimeve për aktivitete të trafikut të drogës.

Gjatë kontrollit në banesën ku banon 47-vjeçari u gjetën edhe një peshore precize, një pistoletë dhe 9 fishekë të kalibrit 8 mm./Albeu.com/


Shtuar 12.07.2023 15:23