Mirela Kumbaro, është një ndër ministret më afatgjata në qeverinë e Ramës. Pas zgjedhjeve të 25 qershorit,
Kumbaro siguroi edhe mandatin e dytë në krye të ministrisë së Kulturës.
Gjatë një interviste në Neës 24 në emisionin "Vila 24" ajo ka rrëfyer për hapat e para në politikë.
Ajo ka rrëfyer se vendimi për përfshirjen në politikë nuk ishte vetëm i saji, por i gjithë familjarëve të saj, bashkëshortit të saj, gazetarit Aleksandër Furxhi, dhe dy fëmijëve.
Por jo e babait të saj.
Kumbaro deklaroi se
babai i saj ka qenë
kundër përfshirjes së Mirelës në politikë.
“
Babai im ishte
kundër përfshirjes sime në politikë. Sot ai nuk jeton më.
Prindërit e mi kanë qenë të dy arsimtarë, shumë të përkushtuar. Por mënyra sesi diktatura i trajton njerëzit e ndershëm dhe të drejtë është e dhimbshme, u heq të drejtën e fjalës dhe shprehjes së mendimit të lirë.
Dhe kjo bën që të krijohet një mendim ndryshe për
politikën. Ndaj im atë ishte
kundër”, shprehet
Mirela Kumbaro. /albeu.com/
Shtuar më 10/01/2018,
ora 11:52