GAFA/ Ministrja e LSI-së “shkarkon” veten, vendimi pubikohet edhe në Fletoren Zyrtare
Një gabim gati e ka lënë pa punë ministren e Integrimit Klajda Gjosha. Në fletoren zyrtare është publikuar një urdhër, ku ministrja Gjosha i delegon kompetencat zëvendëses së saj Eralda Çani, nga data 23 janar i këtij viti deri më 24 qershor.

“Urdhëroj: Delegimin e kompetencave të titullarit të Ministrisë së Integrimit Europian, zëvendës-ministrit të Ministrisë së Integrimit Europian, znj. Eralda Çani, për shkak të mungesës për arsye pune jashtë Republikës së Shqipërisë të titullarit të Ministrisë së Integrimit Europian.

Kompetencat e titullarit të Ministrisë së Integrimit Europian do të ushtrohen për periudhën nga data 23.1.2017 deri në datën 24.6.2017.
Për zbatimin e këtij urdhri ngarkohet zëvendësministrit i Ministrisë së Integrimit Europian, znj. Eralda Çani. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare”, thuhet në urdhër.

Por pas publikimit të këtij urdhri, ka reaguar vetë Ministria e Integrimit, e cila ka sqaruar se është një lapsus, pasi në datë 23-24 janar ministrja Gjosha ka pasur vizitën në Maltë dhe ka deleguar kompetencat, vetëm për këto dy ditë. Data 24.06.2017 është një lapsus, thekson Ministria e Integrimit./Albeu.com/
Shtuar më 10/02/2017, ora 18:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori