Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila
Denaj ka fituar betejën me COVID-19.
Në një postim në rrjetet sociale
ministrja bën të ditur se është shëruar nga virusi i rrezikshëm, pasi ka rezultuar
negativ në testin e kryer.
Denaj fton qytetarët që te kenë
besim tek
mjekët e familjes, pasi sipas saj vetëm ata mund t’ju gjenden pranë në momentet e vështira.
“Të dashur miq,
Dua të ndaj me ju rezultatin
negativ në testimin e fundit ndaj Covid 19.
Ftoj të gjithë të kemi
besim të plotë tek
mjekët tanë të familjes sepse janë të vetmit që mund të na gjenden pranë në momente të vështira.
Ju falenderoj të gjithëve për mbështetjen që më keni dhënë me mesazhet tuaja inkurajuese”, shkruan
Denaj.
Shtuar më 25/11/2020,
ora 14:02