Ministrja e Bashës "kreh" administratën, shkarkon oficerin e policisë gjyqësore
Ministria e Drejtësisë e Bashës ka lajmëruar një tjetër shkarkim për akuzën përfshire në fushatë zgjedhore.

Pas shkarkimit nga detyra dhe kallëzimit të Drejtorit të Burgjeve në Tropojë, Granit Kurmekaj, ministria e Financave e udhëhequr nga Helga Vukaj ka shkarkuar nga detyra oficerin e policisë gjyqësore Kliton Bistri, pasi ka marrë pjesë në fushatë zgjedhore duke shkelur ligjin.

Ministria e Financave bën me dije shkarkimin nga detyra te specialistit te hetimit tatimor, oficer i Policisë Gjyqësore Kliton Bistri, për pjesëmarrje ne kundërshtim me ligjin dhe urdhrin nr.65/ 2017 të Kryeministrit në fushate elektorale, duke cenuar rëndë figurën e OPGJ dhe standardet zgjedhore”- thuhet në njoftimin e ministrisë. /albeu.com/

Shtuar më 30/05/2017, ora 08:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori