Ministrja e Arsimit zëvendëson 4 anëtarë të Bordit të Mjekësisë
Ministrja Karabina ka shkarkuar 4 nga anëtarët e bordit të administrimit të Universitetit të Mjekësisë që kanë qenë të emëruar nga ish-ministrja Lindita Nikolla dhe ka emëruar 4 të tjerë.

Këta të fundit kanë zhvilluar edhe më parë mbledhje, por që janë bojkotuar nga 3 anëtarët e bordit të zgjedhur nga universiteti.

Sot 4 anëtarët e zgjedhur nga Karabina janë mbledhur dhe kanë miratuar të katërt buxhetin, teksa duan të emërojnë edhe administratorin. Por sërish 3 anëtarët e Universitetit e kanë bojkotuar mbledhjen.

Bord Buba, një prej anëtarëve të zgjedhur, ka thënë për Neës24 se mbledhja e sotme ishte e jashtëligjshme.

“Ne jemi me pushime dhe Karabina zëvendëson 4 anëtarë, ky është shkarkim, jo zëvendësim. Ata me këtë mbledhje cënojnë autonominë e universitetit, gjë që dëmton financat primarja, dhe më pas edhe zgjedhjen e administratorit.

Nuk është e ligjshme kështu. Në mbledhjen e bordit, duhet të jenë 3/5 e kuorumit të bordit për të votuar.

Karabina e ka bërë këtë për të prishur autonominë dhe për të shtënë në dorë të gjithë financën dhe administratorin që bën punësimet,”- tha Buba. /albeu.com/




Shtuar më 15/08/2017, ora 16:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori