Ministrja e Arsimit pezullon Sekretarin e Përgjithshëm
Ministrja e Arsimit nga radhët e PD, Mirela Karabina ka pezulluar sot nga detyra Sekretarin e Përgjithshëm të këtij institucioni Plarent Ndreca.

Pushimi i tij vjen me qëllim për të mos cenuar besueshmërinë e Maturës Shtetërore.

Në urdhrin e saj ministrja sqaron se, ndaj Ndrecës ka një kallëzim penal për veprën penale “goditje për shkak të detyrës” në ambientet e shkollës “Shote Galica” në Fushë-Krujë, në kohën kur aty po zhvillohej provimi i Maturës Shtetërore.

Ndër të tjera thuhet se Ndreca nuk ka qenë i pajisur me autorizim nga autoritetet përkatëse, prandaj, për t’i lënë të gjitha hapësirat Prokurorisë të hetojë mbi këtë rast, ministrja vendos ta pezullojë.

Të gjitha detyrat e tij, i ka marrë përsipër vetë zonja Karabina. /albeu.com/

Shtuar më 13/06/2017, ora 15:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori