"Nuk do ma japësh për unë jua siguroj se asnjë klasë nuk ka më shumë se 20
veta. Numri i
nxënësve në
klasa është maksimumi deri në 19..."
Ministrja e Arsimit, Evis
Kushi ka folur për vendimin e ri të qeverisë që vihet në zbatim prej ditës së sotme për mësimin online me kohë të pjesshme.
Nxënësit nga
klasa e parë në të pestë do të zhvillojnë mësim fizik fillimisht, por skenari i dytë mund t’i çojë në një mësim të alternuar online dhe në
klasa.
Për këtë çështje, prindërit janë tepër të shqetësuar pasi nuk kanë me kë të lënë fëmijët vetëm në shtëpi pasi nuk janë të ardhurat për të qëndruar njëri prind pranë tyre apo që të punësojnë dikë për të mos lënë fëmijën vetëm. Në një intervistë për “Opinion”,
Kushi i la pa përgjigje duke treguar se numri i
nxënësve në
klasa është i limituar për të shmangur shpërthimin e rasteve me Covid.
“Ne kemi lënë fleksibilitet që prindi ta vendosë vetë. Pra nëse duan dhe janë të shqetësuar për situatën e pandemisë, fëmija mund të bashkohet me grupin që bën mësimin online. Ne kemi menduar që klasat të ndahen në dy grupe dhe të mos tejkalohet numri”, tha
Kushi.
Për këtë nisi një debat me ish deputeten e LSI-së, Floida Kërpaçin, e cila i tregoi se në një gjimnaz të Tiranës qëndrojnë 20 nxënës të grumbulluar.
Pjesë nga debati
Kërpaçi: Tek Ismail ka mbi 20
veta grumbull.
Kushi: Mbi 20
veta nuk ka asnjë rast.
Kërpaçi: Mund t’jua jap dhe me emër mbiemër e klasën.
Kushi: Nuk do ma japësh për unë jua siguroj se asnjë klasë nuk ka më shumë se 20
veta. Numri i
nxënësve në
klasa është maksimumi deri në 19.
Kërpaçi: Nëse nuk lejohen grumbullimet mbi 10
veta, si e lejoni me 19
veta në një gjimnaz?
Kushi: Që nga dita e parë e detyrës time, kam qenë në terren cdo ditë për të parë situatën.
Fevziu: Muhabet koti.
Shtuar më 01/12/2020,
ora 22:57