Ministrja Denaj tregon pse nuk aplikohet testimi masiv tek mësuesit
Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj e ftuar në emisionin “Real Story” në News 24 ka shpjeguar pse qeveria nuk aplikon testimin masiv tek mësuesit.

Sipas ministres qeveria para fillimit të shkollës ka flokuar fonde në çdo bashki të vendit në mënyrë që të merren masa mbrojtëse, duke theksuar se parandalimi i infeksioneve është gjëja më e mirë.

Pyetje: Mjekët janë si sportistët, që duhet të testohen pas çdo ndeshje. Edhe mësuesit duhet të testohen pasi ata janë më të rrezikuarit pas mjekëve. Pse qeveria nuk e parashikon një gjë të tillë?

Denaj: Kostoja për të gjitha mjetet mbrojtëse në shkolla, kur filloi shkolla në 14 shtator, pati një efekt për 10 milion dollarë. Kjo kosto u kalua në pushtetin vendor, duke i dhënë një pjesë nga pushteti qendror dhe një pjesë nga ai vendor.

Kështu nevoja që do kishin shkollat do të ishte efektive. Nëse shtimi i numrit të testimeve është një strategji fituese unë do thosha nga të gjitha debatet teknike që janë bërë nga zyrtarët e shëndetësisë, ku unë jam dëgjuese nuk është efektive.

Ne duhet ti besojmë ekspertëve. Nëse në ndërrimin e turneve të mësuesve dhe këto para që u alokuan në bashki merren të gjitha masat mbrojtëse, ata do ishin të mbrojtur.

Nuk them se nëse ne rrisim numrin e testimeve të mjekët është e gabuar, por parandalimi është strategjia më e mirë. Kjo gjë shërben edhe për mësuesit.
Shtuar më 30/09/2020, ora 23:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori