Ministrja Beti i hakmerret administratoreve shqiptare
Albeu.com
Ministrja e Kulturës Elisabeta Kançeva - Milevska sërish i ka dërguar administratorët shqiptarë të punësuar në këtë ministri për të pastruar librat dhe për t’i mbajtur ato nga një vend në tjetrin.Pas tekstit të botuar në “Lajm” se shqiptarë me fakultet, punojnë si pastrues, Betit i kanë hipur nervat edhe më keq dhe inatin e saj e ka shprehur mbi administratorët shqiptarë, të cilët në këtë ministri nuk kanë asnjë lloj mbështetjeje. “Pikërisht për shkak të këtij shkrimi, më 10 mars ministresha Elizabeta Kançeska Milevska ka urdhëruar që me vendim, i njëjti ekip shqiptarësh, nëpunës me fakultete, të shkojnë në Bibliotekë dhe më tej të merren me ngarkim dhe shkarkim të librave si dhe me pastrim të kësaj biblioteke. Udhëheqëse e grupit e që me vullnet po kyçet në këtë keqtrajtim të shqiptarëve është Valdete Ismaili, e cila është identike si dikur Sejdo Bajramoviqi. Mjerisht, madje me vendim të nënshkruar nga ministresha, sërish dhunshëm dërgohen në bibliotekë. Lista përmban 16 emra nëpunësish shqiptarë, asnjë të përkatësive të tjera. Nëse nuk u ndihmohet këtyre njerëzve rrezikojnë pushim nga puna, vetëm për shkak të tekave raciste të Milevskës”, shkruan në ueb faqen e “Lajm”-it, njëri nga prindërit e këtyre nëpunësve shtetëror. Administratorët, të frikësuar nga veprimet e ministres e pohojnë të njëjtën. “S’kemi ç’bëjmë, askush nuk na përkrah. Ne nuk kemi as zyra e as kompjuterë”, tha njëri prej nëpunësve të Ministrisë së Kulturës. Lajm, I ka emrat e këtyre administratorëve, por për shkak të hakmarrjes së ministres nacionaliste, e cila që kur ka hyrë në Ministrinë e Kulturës, s’ka bërë gjë tjetër përpos shkatërrimit të Kulturës shqiptare, nuk i nxjerr emrat e tyre. (lajm)
Shtuar më 12/03/2010, ora 17:45
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori