"Ministrja bën drejtor të akuzuarin për vjedhje"
Ish-kryeministri, Sali Berisha ka denoncuar në Facebook-un e tij nëpërmjet qytetarit dixhital se ministrja Belinda Balluku ka shpërblyer ish-zv.drejtorin e Fondit të Kujdesit të Detyrueshëm Shëndetësor, Eduard Ahmetaj, i akuzuar për vjedhje e abuzim me rimbursimin e ilaçeve, duke e emëruar atë drejtor në këtë institucion.

Statusi plotë:

Hajnia si merite absolute!

Lexonin denoncimin e qytetarit dixhital. sb

pershendetje doktor, Eduard Ahmetaj ishdrejtori i Fondit te kujdesit te detyrueshem shendetesor pas vjedhjeve, abuzimeve me rimbursimet e ilaceve dhe sksndaleve ne kete institucion emerohet drejtor i pergjithshen nga ministrja Balluku, ne qoftese do te kishte shtët ligjor Eduardi duhet te ndiqet penalisht per demin ekonomik te verifikuar nga KLSH dhe pasojat shendetesore qe kane shkaktuar te pacientet, i korruptuar dhe me masa te lene nga KLSH, Eduard Ahmetaj emerohet Drejtor i pergjithshem ne ministrine e Ballukut. /albeu.com/

Shtuar më 14/03/2019, ora 21:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori