Ministrja Balluku: Shumë e vështirë të ndjekësh Edin, ka zbuluar talente!
Nuk është hera e parë që kryeministri Edi Rama merr lëvdata nga ministret e tij në detyrë.

Ditën e sotme një lëvdatë e hapur ka ardhur nga ministrja Belinda Balluku e cila e përshkruan Edi Ramën, me ngjyra dhe nota rozë, më të bukura se ngjyrat e tij pikturore, shkruan Tpz.

Pjesë nga deklarata

Sa i përket atyre që thanë se kjo qeveri ishte me drejtoresha dhe zv. ministra, kam kaluar pragun e PS në shtator të 2006">2006. Kam qenë në parti që në 2006">2006.

Edi Rama ndër vite ka qenë një person që ka zbuluar talente jo bazuar në bindjen politike por në punën që ata kryenin. Shumë njerëz që nuk e kanë perceptuar kurrë se do ishin aty.

Unë nuk kam asnjë ego politike, por kam një plan të rëndësishëm. Ne nuk presim shirita, ne inspektojmë. Është e vështirë të ndjekësh ritmin e Edi Ramës por do ia dalim”, tha Balluku.

Shtuar më 30/06/2020, ora 20:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori