Ministria mohon që 37 vjeçari të ketë vdekur nga gripi
Një pacient, 37 vjeç nga Elbasani ka humbur jetën sot në spitalin "Shefqet Ndroqi" në Senatorium.

Dyshimet e para ishin se shkaku i vdekjes mund të ketë qenë gripi.

Por Ministria e Shëndetësisë në një njoftim për mediat bën me dije se vdekja e 38-vjeçarit në Senatorium nuk ka ardhur si pasojë e gripit.

Sipas njoftimit për mediat nga Shëndetësia thuhet se pacienti ishte me pneumoni të rëndë dhe prandaj ka ndërruar jetë, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për virusin e gripit. /albeu.com/
Shtuar më 07/02/2019, ora 20:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori