Ministria e Sherbimeve Publike te Kosoves shkrihet ne Administrate Publike
Albeu.com
Pas kalimit të shumë kompetencave nga Ministria e Shërbimeve Publike te ministrit e tjera të Kosovës, tashmë është vendosur që kjo ministri të shndërrohet në Ministri të Administratës Publike.Shkrirja e këtij institucioni në një tjetër ishte paralajmëruar vite më parë, pasi që kjo ministri kishte mbetur e zhveshur nga përgjegjësitë. Kjo është bërë me qëllim të ushtrimit të funksionit në mënyrën më të mirë të mundshme dhe se administrata publike ka nevojë për reforma të thella. Ka disa ditë që ka nisur edhe në praktik të zbatohet vendimi për shndërrimin e MShP-së në MAP dhe kjo çështje do të përfundojë e tëra deri në fund të këtij muaji. Arsim Bajrami, ministër i Administratës Publike në një intervistë për gazetën “Bota sot”, pati thënë se MShP-ja është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe e domosdoshme për Kosovën, por ka nevojë për një reformim dhe që të ndërroj misionin e vet. Ministri tregon se e ka bërë projektin sesi tash kjo ministri të shndërrohet në Ministri klasike të Administratës Publike, sipas modeleve të shteteve të Evropës. Kjo ministri tani ka plotësisht misionin dhe rolin e saj dhe me ligj është propozuar që ti ndërrohet emri nga MSHP në Ministri të Administrimit Publik, me çka roli i saj do të vendoset në tri kontura kryesore. E para administrata publike, e dyta shërbimi publik dhe civil i Kosovës dhe e treta ngitja e teknologjisë informative apo në radhë të parë qeverisjes elektronike. Majlindë Sinani, zëdhënëse e Ministrisë së Administratës Publike, tha se me 7 maj 2008 është nënshkruar vendimi nga Kryeministri i Kosovës, me të cilin miratohen rekomandimet e rishikimit funksional brenda të cilit kanë qenë të përfshirë tri ministri MShP-ja: MPB-së dhe MAPL-së. Brenda këtyre rekomandimeve dhe vendimit të qeverisë parashihet që Ministri të Shërbimeve Publike të shndërrohet në Ministri të Administratës Publike. Sipas zëdhënëses së MAP-së, me një vendim të ministrit Arsim Bajrami, procedurat për kalimin përfundimtar të MShP në MAP-së parashihet të realizohen deri më 27 maj të këtij viti.
Shtuar më 21/05/2009, ora 15:44
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori