Ministria e Shëndetësisë pezullon lejet deri më 25 qershor
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se ka pezulluar lejet vjetore deri më 25 qershor, ku do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme.

Ministri Beqiri ka deklaruar se lejet do të pezullohen nga data 1 në datën 25 qershor dhe mund të rimerren duke nisur nga data 26 qershor.

Leja anulohet për punonjësit e ministrisë dhe institucionet e varësisë.

Sipas Beqirit, “të gjithë nëpunësit që janë duke kryer lejen vjetore njoftohen për ndërprerjen e saj. Planifikimi i lejeve për punonjësit e shëndetësisë, pas datës 26 qershor”.

Ky njoftiim nga ministria e Shëndetësisë për punonjësit e saj, vjen në kuadër të mos përfshirje të stafit mjekësor në fushatën elektorale. /albeu.com/
Shtuar më 01/06/2017, ora 15:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori