Ministria e Shëndetësisë marrëveshje me OBSH
Ministria e Shëndetësisë ka nënshkruar me Organizatën Botërore të Shëndetësisë një marrëveshje dyvjeçare për bashkëpunim në fushën e shëndetit publik. Në një konferencë për mediat drejtuesi i zyrës së OBSH-së në Tiranë Vasil Miho deklaroi se marrëveshja e mëparshme është realizuar me një përqindje të madhe suksesi qoftë teknik dhe financiar.


Ndërkohë në marrëveshjen e re zë një vend të rëndësishëm strategjia e re e OBSH “20, 20”, që nënkupton lidhjen midis mirëqënies dhe shëndetit.
Në marrëveshjen e re ka shumë aspekte të rëndësishme siç është kontrolli i sëmundjeve infektive që lidhen me sëmundje sedentare, vaksinimi, etj. /albeu.com/
Shtuar më 01/03/2012, ora 16:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori