Pasuria kombëtare del në shitje: Avionë dhe anije bëhen skrap (FOTO LAJM)

Ministria e Mbrojtjes ka dhwnw njw njoftim ku thuhet se avionë ushtarakë, anije apo mjete të tjera të blinudara të ushtrisë shqiptare do të nxirren në shitje pwr skrap përmes një ankandi.

Vlera fillestare me të cilën do të dalin në shitje këto objekte është mbi 166 milionë lekë apo pak më shumë se 1.5 milionë dollarë.

Në dokumentin e shpallur nga ministria e Mbrojtjes thuhet:

Objekti i shitjes përbëhet nga anije, avionë, mjete të blinduara, armatim, mjete dhe agregate për skrap. Artikujt objekt ankandi përpara shitjes duhet tu nënshtrohen proceseve të shkatërrimit në zbatim të udhëzimit të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA nr. 9009, datë 13.10.2010 “Për procedurat e çmilitarizimit, çmontimit e shkatërrimit të armëve, teknikës luftarake dhe pajisjeve të Forcave të Armatosura”. Artikujt objekt ankandi shiten në gjendjen që janë (të çmilitarizuar) dhe procesi i shkatërrimit është përgjegjësi e blerësit. Autoriteti shitës do të lejojë daljen nga repartet ushtarake ku ruhen materialet, vetëm pasi të ketë përfunduar procesi i shkatërrimit në përputhje me udhëzimin e sipërcituar”.
Shtuar më 18/10/2018, ora 09:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori